Connect with us

Rajon

Protestat/ Analistja: Vuçiç nuk e pranon që serbët nuk e duan

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, aty ku serbët po protestojnë prej ditësh pasi kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në komunat veriore të Kosovës ka sjellë edhe reagimin e analistes amerikane, Ivana Stradner.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter, Stradner shprehet se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk mund të pranojë faktin se miliona serbë nuk e duan atë.

“Do të ketë protesta masive në Beograd të Serbisë kundër qeverisë. Vuçiç pretendon se sipas shërbimit të inteligjencës nga Lindja pritet një revolucion i ri me ngjyra. Këtë javë qeveria ruse tha se Perëndimi po komploton një revolucion të ri të ‘stilit Maidan’ në Serbi. Egoja e Vuçiçit nuk mund të pranojë që miliona njerëz në Serbi nuk mund ta durojnë atë dhe kjo është një lëvizje bazë. Vuçiç në intervista i pëlqen të theksojë se ai është një aktor racional, por ai është shumë i shtyrë nga emocionet që ai nuk mund t’i kontrollojë veçanërisht pakënaqësia dhe urrejtja. Madhështia e tij, pasi ai dëshiron të jetë një Josip Broz Tito i ri, është shpesh objekt talljeje në Serbi. Është shumë qesharake se si serbët gjithashtu tallen me Vuçiçin për sjelljen e tij ndaj Putinit, pasi ky i fundit e ka poshtëruar atë shumë here”, ka shkruar Stradner.

Advertisement