Kosova
Protestat/ Në Serbi janë ngritur fëmijët e atyre që rrëzuan Millosheviçin
Editorialistja e medias serbe ‘Danas’, Snezana Congradin shkruan se ata qe po protestojne prej dy muajsh ne Serbi, jane femijet e atyre qe rrezuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milloshevic.
Fëmijët e lindur para dhe pas 5 tetorit 2000, kulmit më të ndritur të historisë së re serbe, kur prindërit e tyre arritën, më në fund, të rrëzonin regjimin kriminalo-luftarak të Slobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit – pjesë e të cilit ishin Aleksandar Vuçiç, Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin – sot ndodhen në një situatë të pabesueshme. Ata po rrëzojnë të njëjtin regjim, ate të bazuar mbi urrejtjen e ngritur në baza fetare, kombëtare, apo të çdo lloj formë tjetër, regjimin që kërcënon me luftë, armatoset, shpenzon paratë e popullit për të blerë avionë luftarakë, pajisje të vjetra ushtarake ruse, regjimin gjakatar dhe thellësisht të korruptuar” – ka shkruar Congradin duke theksuar se udhëheqja e sotme serbe, e mësuar sipas të njëjtës skemë të huazuar nga vitet ‘90, kur qytetarët e saj i dërgonte në frontin e luftës për të vdekur ose për të marrë pjesë në krime lufte, për hir të mbijetesës dhe pasurimit të një grushti kriminelësh në pushtet,tani 30 vite më vonë ka bërë një “copy-paste” të thjeshtë, duke besuar në mënyrë idiote dhe të çmendur se e njëjta formulë do të funksiononte edhe tek qytetarët e rinj në Serbi.
“Por ndërsa Aleksandar Vuçiçi vazhdonte vetë të vidhte pa pushim duke i kënduar popullit të njëjtin refren se, “ustashët kroatë”, “shiptarët” dhe “balilët boshnjakë”, po përpiqen ta zhdukin Serbinë, prej dy muajsh i gjithë kombi ka dalë në rrugë i udhëhequr nga rinia, teksa presidentit serb duket se tashmë nuk po i funksionon më as forca, as arroganca dhe as frikësimi. Ne rruge sot jane ata sdudente, prindërit e të cilëve, pas rrezuan Sllobodan Milloshevic, nuk qenë në gjendje tu linin si trashëgim fëmijëve asgjë më të mirë se Aleksander Vuçiç dhe Ivica Daçiç, të cilët tani ata duhet t’i rrëzojnë për të siguruar të ardhmen në Serbi. Këta të rinj nuk kanë frikë nga kroatët, shqiptarët apo boshnjakët.
Ata i shohin ata thjesht si anëtarë të kombeve të tjera, që jetojnë në vende të tjera fqinje, dhe nuk ndiejnë asnjë superioritet ndaj tyre, ndryshe nga shumica e qytetarëve serbë gjatë viteve ‘90, kur u shpëlahej truri me propagandën brutale të mediave për të kryer gjithçka, deri dhe krime, në shërbim të një regjimi criminal” – ka shkruar editorialistja serbe.