Kosova
Protestat në Serbi, politikani serb: Ja pse nuk po bie nga pushteti Aleksandër Vuçiç
Politikani serb, Nenad Çanak, duke folur lidhur me protestat që u zhvilluan në Serbi për tragjedinë në Novi Sad në 1-vjetorin e incidentit, u shpreh se qytetarët nuk i besojnë opozitës dhe shtoi se në një situatë te tille, ku Rusia minon të ardhmen e Serbisë në rrugën e saj evropiane, protestuesit e kanë të vështirë të kthehen në organizatë politike.
“Qytetarët nuk i besojnë opozitës, nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar forca e agjenturës ruse e cila po minon çdo opsion pro evropian në Serbi. Kjo është arsyeja se përse atapo minojnë dyshimet që Serbia të përjetoje një ndryshim që do ta çonte drejt Evropës.
Rusëve u nevojitet Serbia, që të jetë një lloj Bjellorusie në Ballkan, një lloj fare e destabilitetit në rajon. Krijimi i destabilitetit është roli i Serbisë pasi është mënyra e vetme që Kremlini të devijojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe luftërat e tjera nëpër botë. Kjo është arsyeja se për se është e vështirë që protestuesit të kthehen në organizatë politike në Serbi” – theksoi Canak