Connect with us

Rajon

Protestat në Serbi/ Vuçiç ndryshon gjysmën e kabinetit qeveritar

“Nuk kam aspak frikë nga pasojat politike, por kjo gjendje nuk i përshtatet askujt në shoqëri” – keshtu tha presidenti serb Aleksander Vuçic në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar opinionit public dhe kryesisht studenteve protestues, duke kujtuar se kanë kaluar 90 ditë nga “tragjedia e tmerrshme në Novi Sad”.

“Tragjeditë janë diçka që çdo vend përpiqet t’i shmangë, vepron në mënyrë parandaluese dhe kur ato ndodhin, përpiqet të nxjerrë mësime nga ato tragjedi dhe i mban pergjegjes ata që kanë kryer vepra kriminale dhe i dënon ata në mënyrë adekuate,” tha presidenti serb, duke shtuar se shteti deri tani ka bërë të pamundurën për të ndihmuar familjet që kane patur nevojë kudo që të mundte dhe si të mundej.

Siç theksoi ai, Prokuroria ka ngritur 13 aktakuza ndaj personave përgjegjës, “po aq sa ka ngritur edhe Turqia, por për 80 të vdekur nga renia e nje zjarri.

“Gjatë ketyre tre muajve dëgjuam akuza të ndryshme, dëgjuam thirrje për rrëzimin e shtetit, dëgjuam shumë deklarata të papërgjegjshme që nuk ishin vetëm nga opozita, por edhe nga ne që i përkasim pushtetit dhe në Serbi u krijua një atmosferë që nuk i përgjigjet askujt” – theksoi Vucic duke potencuar se “nuk ka aspak frikë nga pasojat politike”.

Presidenti serb tha gjithashtu që më shumë se 50 për qind e ministrave në Qeverinë e Serbisë duhet të shkarkohen dhe rindërtimi i Qeverisë të bëhet urgjentisht.

Advertisement