Kosova
Protestat në veri, mjetet e blinduara vendosen në Lagjen e Boshnjakëve
Arrestimi i njërit nga udhëheqësit të bandës kriminale “Mbrojtja civile”, Milun Milenkovic(Llune), ka nxitur reagimin e serbëve në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Pas aksionit, policia ka marrë veprimet e duhura duke përforcuar pranin e tyre në Lagjen e Boshnjakeve, ku jetojnë shqiptarët.
Radio Evropa e Lirë ka sjell pamje të vendosjen së mjeteve të blinduara në këtë lagje.
Në rrugën kryesore të kësaj lagjeje shihen disa autoblinda të policisë së Kosovës.