Connect with us

Aktualitet

Protestë dhe…dashuri! Gati për protestë, hiqet kërpudha e Kryeministrisë, blindohen dyert

Përgatitje për protestën e sotme nuk po bën vetëm opozita por edhe Policia e Shtetit. Dy orë para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia e Shtetit dhe Kryeministria ka marrë masa për parandalimin e incidenteve të mundshme. Sikurse duket edhe nga pamjet e “TopChannel” është hequr kërpudha që ndodhet në krah të godinës së Kryeministrisë.

Po ashtu, edhe shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat me rezolucion të lartë që janë vendosur në shesh për të kapur të gjitha lëvizjet e protestuesëve, por ajo që bie në sy janë edhe zemrat e vendosura si dekor nga Bashkia e Tiranës për ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt.

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

TIRANË– Qytetarët kanë nisur të mblidhen para selisë së Partisë Demokratike në prag të nisjes së protestës para kryeministrisë. Një qytetar i cili ka zgjedhur veshjen popullore për të dhënë mesazhin e tij në këtë ditë, shprehet se i është bashkuar kësaj thirrje për shkak të padrejtësive me të cilat haset çdo ditë. Ai shprehet se nuk do të kthehet në qytetin e tij, pa u larguar nga qeveria kryeministri Edi Rama.

“Unë kam ardhur në protestë, sepse ka shumë padrejtësi. Kjo qeveri e ka mbushur bashkinë e Kurbinit me seksera, Nga një pastruese kanë future 5. Unë kërkoj nga qeveria, rinia ka ikur, demokratët kanë ikur dhe populli kanë ngelur zero. Nuk iki më në Kurbin derisa Edi Rama të largohet”, shprehet ai.

Advertisement