Kosova
‘Protestë për heshtjen e KFOR-it’/ Kurti zbulon detaje nga takimi me Escobarin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për situatën në veri të vendit dhe për kidnapimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kurti ka thënë se në Kuvend ka ardhur nga takimi që ka pasur me ambasadorët e QUINT-it, përfaqësues diplomatik e zv.ambasadorë të shteteve të tjera, takim në të cilin Kurti ka thënë se e ka shprehur indinjatën e tij për mos reagimin e KFOR-it lidhur me rastin e 3 policëve. Kreu i Qeverisë ka thënë se ka folur në telefon edhe me Gabriel Escobar lidhur me këtë ngjarje.
“Kam folur me Escobar, ambasadorin Hovenier dhe po vij nga një takim i përbashkët nga ambasadorët zv.ambasadorët. Ku gjerë e gjatë kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme. Dhe kur kanë kaluar 30 orë, dhe s’kemi deklaratë të KFOR-it, unë kam shprehur protestën time për këtë heshtje, por edhe reagim urgjent”, tha Kurti.
Ai tutje ka thënë se serbët kishin realizuar rrëmbimin brenda territorit të Kosovës dhe kishin lënë gjurmët e tyre, siç ka deklaruar Kurti në mënyrë të qëllimshme.
“Në vendin e ngjarjeve janë gjetur gjurmët e këpcuve që shkojnë në drejtim të Serbisë. Ata jo vetëm që e kanë kryer rrëmbimin, por edhe i kanë lënë gjurmët e tyre me tendencë. Synimi i tyre ishte që ata të dihet se ishin aty në atë kohë”, ka thënë Kurti.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.
Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri