Bota
Protestuesit anti Trump përleshen me Gardën Kombëtare në Portland (VIDEO)
Protestuesit u përleshën me agjentët federalë dhe policinë jashtë një qendre paraburgimi për emigrantë të paligjshëm në Portland të Oregon-it, gjatë fundjavës.
Një turmë e zemëruar, përfshirë anëtarë të Antifa-s të veshur me të zeza, hodhi fishekzjarre ndaj oficerëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa piperi.
Për javë të tëra, demonstruesit kanë mbajtur tubime dhe kanë bllokuar hyrjen në një strukturë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së, duke denoncuar masat e marra nga Presidenti Donald Trump kundër imigracionit të paligjshëm.
Përleshjet e fundit pasuan marshimet paqësore të protestave “Pa Mbretër” në disa qytete, përfshirë Portlandin.
Të hënën, një gjykatë federale e apelit i lejoi Trump të vendosë Gardën Kombëtare në Oregon në pritje të një procesi gjyqësor të mëtejshëm. Presidenti ka argumentuar se ky veprim është i nevojshëm për të frenuar trazirat dhe krimin në qytetet e drejtuara nga demokratët.
Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit, Dan Rayfield, e dënoi vendimin, duke thënë se i mungonte justifikimi dhe e kishte futur vendin “në një rrugë të rrezikshme”.