Connect with us

Kosova

Prova e lakmusit/ Ekonomia para statusit, sa amerikan dhe realist është qëndrimi i Grenell

Sipas zyrtarëve në Prishtinë, njohja reciproke duhet të jetë në zemër të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbise dhe Kosoves. Beogradi e trajton këtë rezultat si ëndrrën e Prishtines dhe një kërkesë të pakuptimtë, dhe gjithashtu sipas Richard Grenell, të dërguarit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për misione speciale, ideja e njohjes reciproke është “qesharake”, teksa nga ana tjeter e sheh zhvillimin ekonomik si nxitje për zgjidhjen e problemit.

Sipas disa analisteve, politika zyrtare e Uashingtonit për çështjen e njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe qëndrimi personal i Grenell nuk duhet të barazohen, por ata gjithashtu vërejnë se nuk duhet harruar se Grenell është shumë i afërt me Presidentin amerikan Donald Trump. Por gjithashtu ka edhe pikëpamje se fjalët e tij mund të jenë një lloj prove lakmusi.

Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins për Politikë të Jashtme, i sheh gjërat ndryshe nga i dërguari special i Trump për misionet. Ai nuk e mohon se zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për Presidentin Trump, por theksoi se në të njëjtën kohë është e nevojshme të kuptohet se zhvillimi ekonomik dhe tregtia nuk janë zëvendësim për zgjidhjen e çështjeve politike, dhe se çështjet politike janë pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik.

“Dy shembuj të shkëlqyer”, thotë ai, janë Ukraina dhe Rusia, si dhe Kina dhe Tajvani. Por gjithashtu edhe dështimi i nismës “Ballkani i Hapur”, e cila, sipas tij, nuk arriti pothuajse asgjë.

Duke komentuar qëndrimin e Grenell se ideja e njohjes reciproke midis Serbisë dhe Kosovës është qesharake, Joseph paraqiti një këndvështrim tjetër.

“Njohja reciproke midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të jetë qesharake. Nuk mund të jetë qesharake meqenëse vetë Presidenti Trump i shkroi Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës në mandatin e tij të parë dhe tha se normalizimi duhet të bazohet në njohjen reciproke” – kujtoi bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins për Politikë të Jashtme.

Duke folur nëse pikëpamjet e deklaruara të Richard Grenell pasqyrojnë politikën aktuale të administratës Trump, Joseph u shpreh se një tregues shumë i mirë i kësaj është deklarata e Departamentit të Shtetit mbi takimin e fundit midis Ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriç dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio në Uashington.

Advertisement