Kosova
Provokimi i pa nevojshëm i Albin Kurtit/ Moore tregon se ku u gabua
“Dekreti i ri i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ndalon përdorimin e dinarëve për shitje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës, ishte një provokim i gabuar, i pakoordinuar dhe i panevojshëm” – kështu tha ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
“Bashkësia ndërkombëtare kritikoi Qeverinë e Kosovës, jo për shkak të legjitimitetit të dekretit të BQK-së, por për faktin se vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme, pa konsultime paraprake dhe pa një fazë adekuate tranzitore. Duke u bazuar në faktin se Kosova aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, një gjë e tillë nuk mund të arrihet pa bashkëpunim adekuat me bashkësinë ndërkombëtare” – deklaroi ish-ambasadori amerikan në Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Faleminderit për mundësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Jam më se i lumtur të ofroj mendimet e mia nga perspektiva ime personale. Vendimi për dinarin serb ishte i gabuar, i pakoordinuar dhe një provokim i panevojshëm. Kosova duhet të kërkojë zgjidhje dhe iniciativa pozitive dhe t’i diskutojë këto ide me partnerët për mbështetjen e të cilëve Kosova ka nevojë.
I pyetur se përse komuniteti ndërkombëtar reagoi kaq fort, Moore u shpreh se Kosova ka shumë prioritete të tjera, teksa përshembull aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Ka anëtarë të BE-së dhe NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Për këtë çështje, Kosova nuk është afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kur fillova të punoj për herë të parë me Kosovën më shumë se 30 vjet më parë, arti i Ibrahim Rugovës është ai që tërhoqi vëmendjen e botës për Kosovën. Kosova ka nevojë për një burrë shteti, jo për një burrë” – deklaroi Jonathan Moore.