Connect with us

Bota

Provokon Elon Musk?/ Përshëndetje naziste në inagurimin e Donald Trump?

Elon Musk u shfaq duke kryer një gjest që i ngjante një përshëndetjeje naziste, ndërsa mbante një fjalim në arenën Capital One.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s i rra gjoksit dhe ngriti krahun e djathtë në ajër, ndërsa falenderoi mbështetësit e Donald Trump për kthimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Musk dha po ashtu komente të shkurtra për mbështetësit e Trump në arenën Capital One, ku u zotua se do ta çonte “departamentin e tij të efikasitetit të qeverisë” (Doge) “në Mars”.

“Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme”, tha Musk. “Disa nuk janë, por, por kjo kishte vërtet rëndësi”.

“Kjo është ndjenja e fitores. Kjo kishte vërtet rëndësi. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e siguruar”.

Ai u zotua të “punojë fort për të gjithë”, duke shtuar: “Ne do të çojmë Doge në Mars”.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, të cilin Presidenti Donald Trump e emëroi për të bashkë-drejtuar “Departamentin e Efiçencës së Qeverisë”, festoi zgjedhjen dhe inaugurimin e Trump në Capital One Arena në Uashington DC, duke thënë “kjo është ndjenja e fitores”.

“Dhe kjo nuk ishte fitore e zakonshme. Kjo ishte një degëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor”, u tha ai mijëra mbështetësve të pranishëm në këtë event.

“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por këto, këto me të vërtetë kishin rëndësi. Dhe unë vetëm dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë. Faleminderit.”

CEO i Tesla tha më tej se zemra e tij është me të gjithë ata mbështetës që votuan për Trump.

“Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e sigurtë. Falë jush ne do të kemi qytete të sigurta, më në fund, qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazë”, shtoi ai.

Manjati miliarder i teknologjisë, Elon Musk, tha të martën se kundërshtarët e tij duhet të përmirësonin “truket e pista” pasi shpërthyen polemikat lidhur me një gjest që ai bëri në një ngjarje inaugurimi për Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, të cilën disa kritikë e krahasuan me një përshëndetje naziste.

“Sinqerisht, kanë nevojë për truke të pista më të mira. Sulmi që ‘të gjithë janë Hitler’ është shumë i lodhshëm”, postoi Musk në platformën e tij X.

Duke iu drejtuar mbështetësve të Trump disa orë pasi republikani u inaugurua si presidenti i 47-të i SHBA-ve të hënën, Musk përshëndeti rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit si një fitore “jo e zakonshme”.

“Ky ishte një degëzim në udhën e qytetërimit njerëzor”, tha Musk në Capital One Arena në Washington, DC. “Kjo kishte vërtet rëndësi. Faleminderit që e bëtë të mundur! Faleminderit”.

Musk më pas goditi dorën e djathtë në kraharor përpara se të zgjaste krahun me pëllëmbën poshtë dhe gishtat bashkuar.

CEO i Tesla dhe SpaceX, i cili ka qenë i ngarkuar me udhëheqjen e Departamentit të sapoformuar të Efikasitetit të Qeverisë në administratën e Trump, më pas u kthye për t’u përballur me turmën pas tij dhe përsëriti gjestin.

Veprimet e Musk tërhoqën një shqyrtim të menjëhershëm në internet, me disa përdorues të mediave sociale që e akuzuan atë për përshëndetjen famëkeqe të Sieg Heil të lidhur me Adolf Hitler-in.

Advertisement