Connect with us

Politike

PS bllokon komisionet hetimore, Salianji: SPAK rrëzoi pretendimet se…

Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e sotme në rrjetin e Facebook. Salianji ka vendosur në qendër të vëmendjes përgjigjen e Kreut të SPAK, Altin Dumani i cili i është përgjigjur INA Media, se Komisionet Parlamentare janë një mbeshtetje e hetimeve.

Përgjigja e Kreut të SPAK ka ardhur pasi përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë arsyetuar se Komisionet e Hetimore nuk mund të ngrihen kur ka hetim paralel nga SPAK. Nga ana tjetër Salianji i quajti ngjarjet e ditës së sotme si një përpjekje për të instaluar juntën e dhunës për mos të lënë opozitën të bëj detyrën e saj kushtetuese.

STATUSI NË FACEBOOK I ERVIN SALIANJIT

Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushtetua dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!  Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!  Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “ në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani. Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë”, thekson ai.

Advertisement