Connect with us

Aktualitet

PS drejt fitores së 6 bashkive në Qarkun e Fierit

Në Fier kryebashkiaku socialist Subashi kryeson me 69.7% të votave. Kur janë numëruar 116 kuti nga 224 qendra votimi, kandidati i koalicionit Baashkë Fitojmë Evdar Kodheli merr 19.2% të votave kurse Eriselda Çelaj e PD-së ka 11.1%. Në Lushnjë janë numëruar 128 nga 156 kuti, me kryebashkiaken socialiste Eriselda Sefa që ka 62.9% të votave ndërsa kandidati i BF Eduard Sharka ka 37.1%.  Në Roskovec u rikonfirmua kryebashkiakia Majlinda Bufi. Në Mallakastër kryeson kryebashkiaku socialist Qerim Ismailaj ka 51% të votave ndaj 42.7% të Agron Kapllanajt të PD-së, ndërsa kandidati i BF Resmi Shenaj ka 6.3%. Në Divjakë kryeson kandidati i PS-së Josif Gorrea, që ka 55.2% të votave ndërsa Aurel Malko i BF ka 44.8%, me 24 nga 67 kuti të numëruara. Në Patos janë numëruar 37 nga 48 kuti me kandidatin e PS-së Fation Duro që ka 69.4% kundrejt kandidates së BF-së Sofije Alushaj që ka 24.1% të votave ndërsa ajo e PD-së Pranvera Rizaj ka 6.5%.

 

Advertisement