Connect with us

Aktualitet

PS fiton edhe bashkinë e tretë në qarkun e Tiranës

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me nje grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste”, shkruan Veliaj.

Advertisement