Connect with us

Rajon

Pse Bashkimi Europian nuk i mbështet protestat e studentëve

Profesori i Shkencave Politike dhe Historisë së Evropës Juglindore dhe Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit Florian Bieber tha se BE-ja duhet të marrë sinjale të qarta se qeveria e Aleksander Vuçicit ne Serbi është e pambrojtur politikisht dhe se ndryshimi kuptimplotë është i mundur. Sipas tij, në këtë moment, opozita serbe është e fragmentuar, pa një plan të qartë, pjesërisht për shkak të klimës represive dhe kontrollit të medias nga regjimi.

“Ndërkohë që mijëra qytetarë kanë vërshuar rrugëve prej muajsh në shenjë proteste, Bashkimi Europian duhet te tregohet i shpejtë për të reaguar duke ndalur procesin e anëtarësimit dhe duke ngrirë mbështetjen financiare për qeverinë, teksa kreu i diplomacisë europiane, Kaia Kallas, po dënon dhunën ndaj demonstruesve. Por ne fakt Serbia po sheh një reagim shumë më modest. Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Coss publikoi vetëm një letër të gjatë dhe të hapur mbi protestat serbe më 5 shkurt – jo si reagim ndaj vetë protestave, por si një shpjegim përse BE-ja nuk ndërhyri. Letra dukej më shumë si një justifikim për mosveprim. Është e vështirë t’i rezistosh shpjegimit të një përgjigjeje të tillë kontestuese me interesa ekonomike, siç është mbështetja e BE-së për minierat e litiumit ose marrëveshja e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i shitur Serbisë avionë luftarakë Rafale. Gjermania, për shembull, ka mbështetur hapur presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pjesërisht për shkak të nevojave ekonomike që lidhen me projektin e minierave të Rio Tintos.” – deklaroi Bieber duke shtuar se Evropa e ka dënuar ashpër regjimin gjeorgjian për lundrimin drejt Rusisë, por Vuçiç arrin të bindë BE-në se Serbia do të rreshtohet me Perëndimin.

Advertisement