Connect with us

Politike

Pse Berisha mbahet i izoluar? Altin Dumani: Unë nuk jam pjesë e politikës…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka raportuar sot në Kuvend raportin vjetor të institucionit që ai drejton, teksa iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve.

I pyetur nga deputeti demokrat Tritan Shehu lidhur me dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i SPAK tha se vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë e përcakton qartë edhe akuzën, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e deputetit demokrat se po vepronte politikisht lidhur me këtë çështje.

Tritan Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer berishën në një të burgosur politik?

Përgjigjet Altin Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Ju pretendohet dhe parashkruar në këtë seancë se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurimi. Referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por, vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuat akuza të rënda në drejtimin tim. Unë nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën gjithë karrierën time e kam ndërtuar jashtë politikës. Ka qenë një karrierë normale që kam kaluar të gjitha hallkat e sistemit. Jam përpjekur të bëj më të mirën time por jo qëllimisht asnjëherë. Që të jem i lidhur me politikën as që bëhet fjalë. Jam prokuror i republikës së Shqipërisë që përpiqem të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese.

Në resht deputetët e Partisë Demokratik kanë pyetur kreun e SPAK gjatë raportimit të tij në Kuvend vetëm për masën ndaj Sali Berishës. Bujar Leskaj e pyeti Dumanin nëse ndihet keq në lidhje me masën ndaj Berishës. Dumani tha se s’ka tagër të komentojë vendimin e gjykatës.

Bujar Leskaj: Arrestuat liderin e opozitës… Mbi bazën e atij shantazhi publik që u bëri Rama në kongresin e PS-së në prill të 2022, duke cituar se pse socialistëve po ju soste durimi. Në kallëzimin e tij Balla pretendonte se Begaja dhe familje të Tiranës ishin shpronësuar nga Shfeqet Vërlaci dhe Jako Vermoni. Hetuesit punuan në arkivë të shtetit ndonëse e kanë në VKM. Është vërtetuar se Balla në cilësinë e kreut të grupit të PS ka kryer kallëzim të rremë. A po e hetoni në gjendje të lirë. Po ju citoj përkufizimin e personit që konsiderohet i burgosur politikë. Ju vet si intektual si prokuror me karrierë të gjatë, si konsideroni Berishën, i përmbush kriteret për tu nominuar si i burgosur politik.  A nuk mendoni se Rama me shantazhin e tij ju futi në një grackë me një përplasje me opozitën? Ju nuk mund të doni liderin e opozitës.

Dumani: Kallëzimi ka shërbyer si indicie. Është vlerësimi i tyre në raport me përmbajtjen e kallëzuesit Taulant Balla. Si ndihem unë lidhur me vendimin e gjykatës për aktin mase të sigurisë. Nuk kam asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të vlerësoj vendimmarrjen e gjykatës dhe shkallëve të gjyqësor në rastin konkret. Nuk kam asnjë tagër të gjykoj apo vlerësoj punën e prokurorëve në çështjet konkrete.

Advertisement