Connect with us

Aktualitet

Pse DEA po zbarkon në Tiranë? Artan Hoxha jep detajet

Në Tiranë pritet që të hapet së shpejti një zyrë e DEA-s, Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve, e cila do të punojë në drejtim të luftimit të trafikut të drograve të forta.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëve, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur sipas tij, vetëm është rritur.

Gazetari tha se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.

“DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu.

Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap në Greqi me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.

DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.

Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo!

Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë”, tha Hoxha.

Advertisement