Shkrime
Pse e tradhtoi Zelenski Kosovën/

Nga Melazim Koçi
Keto dite ne Odesa te Ukraines u mbajt takimi Ukraine – Evrope Juglindore. Ishte hera e pare qe Kosova nuk u ftua (nga Zelenski) ne takime te ketij formati. Presidenti serb Aleksander Vuciq, qe ishte i pranishem ne takim, triumfalisht falenderoj Zelenskin, qe sic tha, duke mos derguar ftese per Kosoven, po respekton integritetin territorial te Serbise.
A thua pse beri kete veprim Zelenski?
Duhet theksuar se Serbia nga fillimi i agresionit te Rusise ne Ukraine ka mbajtur qendrim ambivalent: ka mbeshtetur integritetin territorial te Ukraines dhe e ka furnizuar Kievin me municione, por nuk ka mbeshtetur denimin dhe sanksionimin e Rusise.
Kjo nuk ka si te shpjegohet ndryshe pos si frike e Serbise, qe kalimi i nje pjese te territorit te Ukraines te Rusia, ne nje perspektive jo shume te larget, mund te shpie drejte nje marreveshje amerikano – ruse, per nje qendrim tjeter te Rusise ne raport me pavaresine e Kosoves.
Disa zyrtare te larte amerikane te administrates Trump boterisht kane pohuar se marreveshja eventuale Rusi – Ukraine, nuk mund te jetesohet pa kalimin e disa territoreve te Ukraines te Rusia, ndonese nuk e kane saktesuar se per cilat pjese behet fjale.
A mund te kete njohje te sovranitetit te Moskes mbi Krimene (qe deri ne Luften e Dyte Boterore ishte pjese e Rusise) nga amerikanet dhe si kembim te kerkohet njohja e pavaresise se Kosoves nga Rusia?
Ky supozim eshte shume spekulativ dhe vetem koha mund ta deshmoj ose pergenjeshtroj.
Nje eshte e sigurte: Rusia nuk do te “shperblehet” per agresionin brutal me asnje milimeter te territorit te Ukraines, pa kompensim per amerikanet diku tjeter.
Vetem keshtu pala amerikane marreveshjen eventuale mund ta prezantoj para botes – te pranueshme, ne funksion te paqjes dhe stabilitetit ne Evrope.
Dhe mbase vetem keshtu mund te shpjegohet “tradhtia” e Zelenskit ndaj Kosoves dhe “tradhtia” e Vuciqit ndaj Rusise (furnizimi i Ukraines me municione)!

