Lifestyle
Pse idetë më të bukura na vijë kur bëjmë dush
Është një e vërtetë e pranuar botërisht, por shumë pak e kuptuar deri tani: Idetë e mëdha na lindin gjatë kohës që jemi duke u larë në dush. Po pse ky mjedis i nxehtë dhe plot avull nxit mendime kaq interesante? Për vite me radhë, shkencëtarët kanë debatuar mbi të ashtuquajturin ‘efekti i dushit’ dhe arsyen pse ndodh.
Tani dy eksperimente të reja kanë ndihmuar në sqarimin e disa prej gjetjeve më të mjegullta.
Eksperimentet e fundit u drejtuan nga Zak Irving, lektor i shkencave njohëse në Universitetin e Virxhinias, SHBA. Ato nënkuptojnë se përqendrimi i palëkundur mbi një detyrë të caktuar,mund të jetë armiku kryesor i krijimtarisë mendore.
Në vend se të mendoni vazhdimisht mbi një problem derisa të zgjidhet, gjetjet e studimit tësugjerojnë se është më mirë të bëni një pushim, dhe të angazhoheni me diçka tjetër që është më pak impenjative siç është dushi. Ky mjedis mund ta lejojë mendjen tuaj të endet lirshëm, pa ndonjë qëllim ose drejtim të caktuar, edhe pse me disa kufizime.
Ndërsa mendimet tuaja sillen sa andej-këtej, studiuesit mendojnë se ju keni më shumë gjasa të gjeni një ide të zgjuar. Nga ana tjetër një detyrë tërësisht e mërzitshme, nuk duket se i kufizon sa duhet mendimet tuaja për të gjeneruar ide kreative. Ka më shumë të ngjarë të shpërqendroheni ose të vazhdoni të mendoni mbi problemin origjinal.
Historikisht, eksperimentet mbi ‘efektin e dushit’ kanë prodhuar rezultate jo të qëndrueshme. Ato e kanë ngatërruar endjen e mendjes me mërzinë, kur në fakt gjenerimi i ideve të pazakonta, mund të kërkojë një ekuilibër delikat midis të menduarit të lirë dhe të menduarit në mënyrë të fokusuar.
Për shembull një studim i vitit 2015, zbuloi se kur një person ka shumë mendime pa lidhjeme një detyrë, kjo mund ta bëjë më të vështirë arritjen e frymëzimit krijues. Me fjalë të tjera, në një moment, mendimet e pakufizuara bëhen joproduktive. Ndaj Irving dhe kolegët e tij projektuan dy eksperimente të reja për të kompensuar këto kufizime.
Eksperimenti i parë u bazua tek 222 pjesëmarrës, shumica e të cilëve ishin femra. Në një provë fillestare, pjesëmarrësve iu dhanë 90 sekonda kohë për të gjetur sa më shumë përdorime alternative për fjalët ‘tullë’ ose ‘kapëse letrash’.
Më pas pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në një nga dy detyrat. Grupi i parë u udhëzua të shihte një skenë tërheqëse 3–minutëshe nga filmi “Kur Herri takon Sallin”. Ndërkohë, grupi i dytë pa një video 3-minutëshe të disa burrave që palosnin rrobat në një lavanteri.
Pas ndërprerjes së videove, të dy grupeve iu dhanë papritur 45 sekonda shtesë për të shtuar më shumë ide mbi detyrën e tyre fillestare. Kreativiteti i përgjigjeve të tyre u vlerësua nga studiuesit në bazë të numrit të ideve që gjeneruan dhe risisë së ideve, bazuar në origjinalitetine tyre.
Në fund, pjesëmarrësit raportuan se sa shumë u “bridhte” mendja gjatë segmenteve kohorekur panë videot. Autorët e studimit zbuluan se gjatë videos tërheqëse, bredhja e mendjes u shoqërua pozitivisht dhe me përgjigje më kreative. Nga ana tjetër mërzia që shkaktoi video tjetër nuk shkaktoi ndonjë efekt anësor të dukshëm.
Pas shikimit të videos së lavanderisë, pjesëmarrësit parashtruan më pak ide të pazakonta se sa grupi tjetër. “Këto rezultate sugjerojnë se lloje të ndryshme të të menduarit, nxisin mendimin krijues gjatë detyrave tërheqëse por edhe të mërzitshme. Ndërsa detyrat angazhuese çojnë në një bredhje produktive të mendjes tonë, detyrat e mërzitshme mund të jenë të dobishme, pasi e lejojnë dikë të luhatet midis periudhave të përqendrimit”- shkruan ata.
Eksperimenti i dytë përsëriti eksperimentin e parë midis 118 pjesëmarrësve. Por këtë herë, gjysmës së grupit iu tha në mënyrë specifike se do të riktheheshin tek detyra origjinale pas videos, ndërsa gjysmës tjetër iu dha vetëm një tregues ’i paqartë’ se mund të ndodhte kjo.
Më pas, pjesëmarrësit raportuan se sa tërheqëse i cilësonin videot. Rezultatet nga eksperimenti i dytë, i mbështesin gjetjet kryesore të eksperimentit të parë. Ato sugjerojnë sebredhja e mendjes – ose lëvizja lirshëm e mendimeve – e lehtëson gjenerimin e ideve të reja, “por vetëm gjatë një aktiviteti mesatarisht tërheqës, që vendos disa kufizime mbi mendimin”.