Lifestyle
Pse kamomili quhet “bima e shenjtë”
Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta, madje për një peridhë të gjatë kohe, është konsideruar si bimë e shenjtë.
Përbërësit: Vaj esencial, flavonoide, acid valerianik, kumarinë, taninë.
Veprimi: Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen.
Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksion dhe përmirson tretjen.
Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë.
Tinktura: Përdoret për sidromin e zorrës së irrituar, pagjumësinë dhe tensionin.
Pomada: Përdoret për pickimin e insekteve, plagët, ekzemat dhe irritime të vaginës dhe lëkurës përreth anusit.Mund të përdoret çaji për të shpërlarë gojën në rastet e irritimit të mishrave të dhëmbëve 5 -10 pika nga tinktura të tretura në ujë të ngrohtë përdoren për të shpërlarë sytë dhe përdoren në rastet me infeksion dhe irritim të syve.
Inhalacion: Në një enë ku shtohen 2 gota me ujë të valuar hedhim dy lugë me lule kamomili dhe thithim avujt.Kjo shërben për të qetësuar astmën, bronkitin apo gjendjet me ethe dhe hundë të bllokuara.
Vaji esencial: Përdoret për të lyer ekzemat, për të qetësuar kollën, astmën dhe për të pastruar sekrecionet me avujt e thithur nga tretja e 2-3 pikave në një enë më ujë të nxehtë.