Politike
Pse largoi Margaritin nga Qeveria? Rama zbulon arsyen për bashkimin e 3 ministrive në 1
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se krijimi i një Ministre të re, nuk u bë për të larguar nga puna Elva Margaritin. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se kjo Ministri u krijua për t’i dhënë fokus inovacionit. Po ashtu Rama theksoi se inovacionin nuk mund të bëjë kush tjetër veç Ministrisë së Ekonomisë.
“Kam thënë më shumë se një fjalë, ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën e vet, por është larguar për krijimin e një qeverie të re, në nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer kufinjtë tradicional në kohën kur pjesa institucionale që mbulon Ekonomikë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, në kohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë askush më mirë si një ministër ekonomie që duhet të shoqërojë nevojën për inovacion. Inovacioni do një udhëheqje dhe një drejtim që nuk mund ta bëjë kush tjetër si ministria e ekonomisë, që duhet ta mbështesë,” tha Rama.