Connect with us

REAGIM

Pse librat janë të rrezikshëm për pushtetin

Librat janë të rrezikshëm pasi ata mund të turpërojnë qeveritë, të ndezin revolucione opo thjesht të ekspozojnë paragjykimet dhe hipokrizinë e njerëzve që mendojnë drejt. Prandaj censurohen.
‘Doktor Zhivago’ i Pasternakut, që sot konsiderohet ndër klasikët e mëdhenj të letërsisë botërore, nuk mund të botohej në vendin e tij sepse përshkruante brutalitetin e kolektivizimit të detyruar dhe spastrimet e Stalinit në një mënyrë tepër realiste, ndërsa Tolstoit të shekullit të njëzetë, iu konfiskua ‘Jeta dhe fati’ dhe që nga ajo ditë iu ndalua të botonte ndonjë shkrim tjetër.
Dramaturgu Meyerhold nuk donte t’i nënshtrohej censurës: Keni bere diçka monstruoze! Eliminuat artin!» deklaroi ai në një takim publik. Pesë ditë pasi tha këto fjalë, ai u arrestua, u mor në pyetje dhe u detyrua të vetdeklarohej armik dhe u dënua me vdekje.
Për çfarë shërbejnë muzika, letërsia, poezia? Çfarë raporti kanë apo duhet të kenë me pushtetin?
Lenini dhe Stalini donin ta përdornin artin për të edukuar masat dhe e bënë atë një instrument propagande, skllavërimi ideologjik. Ata donin që intelektualët të mos shprehnin asgjë të papërshtatshme për Pushtetin.

Por letërsia e vërtetë mund të ekzistojë vetëm aty ku ajo bëhet jo nga zyrtarë të zellshëm të pushtetit, por nga të çmendur, rebelë, skeptikë.

Ky është një rekomandim për ata që duan të kuptojnë se si apo pse pushteti përdor censurën për të heshtur zërat disidentë.

Advertisement