Connect with us

Kronike

“Pse ma sheh gruan”, zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Lezhë

“Pse ma sheh gruan”, ky ka qenë fjalia e cila nisi dhe konflikti i ndodhur këtë të dielë në plazhin Tale të Lezhës mes dy personave.

Nga sherri i çastit në plazh për motive xhelozie ka mbetur i plagosur me armë zjarri 27-vjeçari Alfred Marku, ndërsa autori 30-vjeçar Leonard Lucaj është arratisur para se të mbërritur policia.

Dëshmi nga vendi i gajrjes tregojnë se 30-vjeçari autori i plagosjes është konfliktuar me 27-vjeçarin banues në Zejman pasi sipas tij i ka parë gruan.

Mes dy djemve nisi një konflikt verbal, por më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan nga lokali.

Më tej 27-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Advertisement