Politike
Pse Meta ‘kërcënoi’ Dumanin në gjyq? Avokati Gjokutaj zbulon detajet brenda dyerve
Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së se eprisnin masën “arrest në burg”. Gjokutaj tha se do të ndjekin rrugën e ankmimit. Ai shtoi se Meta gjatë seancës nuk e humbi qetësinë dhe argumetoi me zë të lartë.
“Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit.. Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.
Gjithashtu ai u pyet nga gazetarët se si do ta përballojë burgun Meta, që është i apasionuar pas ngjitjes së mal apo në det. Për këtë Gjokutaj tha se nuk duhet folklorizuar çështja dhe se ai po përballet me një proces.
“Ai po përballet me një proces, mos e folklorizoni çështjen. Arrestimi i Metës është izolimi i opozitës, sikur Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë”, tha avokati.