Connect with us

Aktualitet

Pse mos të kemi shtetin e pavarur të Labërisë…

Polemisti Laert Vasili ka deklaruar që Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, pse të mos kishim dhe shtetin e pavarur të Labërisë.

Ndër të tjera, Vasili ka paralajmëruar se do të ketë revolucion.

“Nuk janë dy Shqipëri. Ju pak më parë, thatë shqiptarët e Kosovës… atëherë pse mos të dalim dhe të kemi dhe një shtet tjetër për shembull, shtetin e pavarur të Labërisë ose të Epirit. Të bëjmë tre në Ballkan, pse dy, po tre. Greqia dhe Qipro është rasti, në ’59 Qipro fiton pavarësinë kundrejt Anglisë, sipas marrëveshjes së Londrës dhe Zyrihut. Kosova fitoi 16 vjet pavarësinë. 15 vjet pasi Qipro ka fituar pavarësinë, Turqia mësyn dhe merr gjysmën e Qipros. Ishin dy shtete që flisnin greqisht, siç janë tani dy shtete që flasin shqip. Historia dhe gjeopolitika luan shpeshherë me data dhe simbolet dhe këtë është mirë që ta marrim parasysh. Revolucion do ketë, sepse revolucioni është evolucion”, tha ai

Advertisement