Connect with us

Lifestyle

Pse nuk duhet të rregulloni krevatin kur zgjoheni

Po, kështu duhet të jetë. Thjeshtë zgjohuni dhe dilni.

Gjithmonë nëna juaj ju ka mësuar se pasi të zgjoheni nga shtrati duhet ta rregulloni atë. Pas çdo ngritjeje nga shtrati, juve iu është bërë pyetja e bezdisshme dhe e pashmangshme: “A e ke rregulluar shtratin tend”? E pra, gjeni çfarë? Rezulton në faktin se nëna juaj ka gabuar- në fakt, mosrregullimi i shtratit është më mirë për ju dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi.

Pse? Ja arsyet e mundshme.

Parazitet apo bakteriet si rezultat i pluhurit në shtëpi. Këto parasite mikroskopike gjenden në tërë brendinë e shtratit tuaj (na falni por është më se e vërtetë). Në fakt, mesatarja që një shtrat mund të përmbajë janë afro 1,5 milionë prej këtyre bakterieve. Këto bakterie ushqehen me mbetjet e lëkurës së njeriut, kështuqë ata duan qëndrimin tonë nën jorgan. Alergjenët që ata prodhojnë (e që në fakt janë fekalet e tyre) absorbohen lehtë gjatë gjumit dhe janë shkaku kryesor i sëmundjeve, si astma.

Gjatë djersitjes së trupit tonë dhe kur rrotullohemi gjatë natës, copëzat e vdekura të lëkurës sonë flaken kudo në shtrat, andaj edhe bakteriet bëjnë festë. Në mëngjes, nëse i shkundim çarçafët dhe rregullojmë shtratin mënjëherë, të gjitha mbetjet e lëkurës, djersa dhe bakteriet do të mbeten të bllokuar brenda.
Ndërsa, miq nëse ne nuk e rregullojmë mënjëherë shtratin, të gjitha këto parasite do të ekspozohen ndaj ajrit të pastër dhe dritës.

Ne e dimë se këto bakterie mund të mbijetojnë vetëm nëse janë në kontakt me lagështinë nga atmosfera duke përdorur gjëndrra të vogla në pjesën e jashtme të trupit të tyre, thekson Dr. Stephen Pretlove nga Univerziteti Kingston. ”Është shumë e thjeshtë, të leni krevatin pa rregulluar gjatë ditës rezulton në heqjen e lagështisë nga çarçafët dhe dysheku në mënyrë që bakteriet të dehidrojnë dhe kështu vdesin”.

Ekspertët rekomandojnë ta leni shtratin pa rregulluar gjatë tërë ditës – po, me të vërtetë gjatë tërë ditës, dhe ta rregulloni pasi të ktheheni vonë nga shtëpia. Në këtë mënyrë, shumë nga këto bakterie veçmë do të jenë zhdukur nga thatësia.

Pra, printoni këtë dhe dërgojani nënave tuaja që për të gjithë ato vite ju kanë ngacmuar që ta rregulloni me kohë shtratin tuaj. A nuk është gjë e mirë të dini se dembelizmi apo përtacia juaj ka qenë gjatë tërë kohës në dobinë tuaj.

Advertisement