Connect with us

Kosova

Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

Javëve të fundit, në mediat tona sociale, portale dhe televizione kombetar, është duke u rritur një frymë më shumë artificiale se sa faktike e diskursit mbi temën e antiamerikanizmit në Kosovë, e pare kjo nga këndvëndvështrimi i ngjarjeve në veri të Kosovës dhe sjelljeve politike të Albin Kurtit. Për sociologun dhe Profesorin Universitar, analistin Fadil Maloku, fakti dhe akti i hapjes së këtij debate, (që sigurisht e qëllimisht mund të jetë i iniciuar edhe nga qarqet antishqiptare), është shumë i rrezikshëm. Maloku shprehet se nuk duhet të guxojmë “të vetëmjaftohemi me frymën euforike të nacionalizmit tonë irracional”, pasi sipas tij, “ky turravrap i  pamenduar mirë mund të na fut në rrugë të pakthim të konfrontimit me vlerat perëndimore”

Lidhur me situatën aktuale në Kosovës, për analistin, politikes në Prishtinë i duhet të kërkojmë standarde e përvoja të dëshmuara evroamerikane. Të cilat në pamje të parë për nacionalistët irracional, fillimisht mund të duket humbje e përkohshme (pozitash në pushtet), duhet të kompensohet nga opozita racionale (por, jo me pretendime krejt kozmopolite!) përmes ofertave programore afatshkurtra, afatmesme e afatgjata sociale e sociopolitike. Thënë edhe më thjesht; në këto orë të liga kur ekziston rreziku të na amputohet pa dëshirën dhe interesin tonë epiteti (i shumëdëshiruar nga Serbia) dhe paradigma e “tehut të shpatës” së antiamerikanizmit, duhet të demonstrojmë lojalitetin, ambicien dhe synimin tonë të padiskutuar për vlera dhe standarde evroperëndimore.

Advertisement