Aktualitet
Pse Rusia e mbështet Vuçiçin, edhe pse ai i ka forcuar lidhjet me Perëndimin?
Tema e fundit që po diskutohet në Serbi është qëndrimi i Rusisë dhe Kinës ndaj minierave të litiumit që pritet të nisin shfrytëzimin në rajonin e Jadarit.
Po flitet se pse Rusia po e mbështet fuqishëm Aleksandër Vuçicin në shuarjen e protestave kundër minierave, edhe pse Vuçic, duke nënshkruar Memorandumin për shfrytëzimin e litiumit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, de facto forcoi lidhjet e tij me Perëndimin dhe pse Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Rusisë, lançoi historinë se si ideologët dhe shërbimet perëndimore qëndrojnë pas protestave kundër litiumit. Gjithashtu random po pyetet se pse Kina nuk e ka problem që Vuçic i dha perëndimit shfrytëzimin e litiumit, gjë që do të zvogëlojë varësinë e saj ne Europë, si dhe se si Vuçiç ende arrin të ulet në dy karrige, duke forcuar mbështetjen që i vjen nga Perëndimi nga njëra anë dhe nga Rusia dhe Kina nga ana tjetër.
I pyetur se pse Rusia po e mbeshtet presidentin serb ne daravitjen e protestave, edhe pse Vuçic, duke nënshkruar memorandumin për minierat e litiumit me kancelarin gjerman Scholz, bëri diçka që duhej të zemëronte Rusinë dhe Kinën, analisti politik për marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian Srđan Cvijić tha se që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, pozicioni i Rusisë në Ballkan është dobësuar ndjeshëm, pavarësisht se në Serbi, Republika Srpska dhe pjesërisht në Mal të Zi, aktorët politikë lokalë, për arsye të ndryshme, duan që Rusia të jetë e pranishme në rajon. Pikërisht per kete, mendoj se Rusia nuk është në gjendje të prishë llogaritë e Vuçicit kur bëhet fjalë për marrëveshjen me partnerët perëndimorë për minimin e litiumit në Serbi.
Per Moskën është e rëndësishme që regjimi populist i Aleksandar Vuçiqit, i cili eshte shume I ngjashem shumë të ngjashëm me ate te Vladimir Putit, të mbetet në pushtet në Serbi. Në situatën aktuale është shumë e rëndësishme që rusët të mos humbasin fytyrën në Serbi dhe në Ballkan. Ata duan të vazhdojnë të respektohen si një fuqi e madhe botërore dhe në këtë kuptim Vuçiq i ka ndihmuar shumë sepse refuzon të vendosë sanksione ndaj tyre.
Gjithashtu eshtë dobësuar edhe presioni i Perëndimit ndaj autoriteteve në Beograd për të vendosur sanksione kundër Rusisë, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për SHBA-në, pjesërisht edhe nga Bashkimi Evropian. Kjo eshte ndihmuar kryesisht nga gatishmëria e Vuçicit për të nxjerrë litium me partnerë nga Rio Tinto.
Kurse politologu Dimitrije Miliç u shpreh se Rusia ka një numër shumë të vogël aleatesh në Evropë dhe për këtë arsye ajo përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë aktorët që janë të hapur për bashkëpunim me Moskën.
“Serbia nuk vendosi sanksione, nuk e shtetëzoi infrastrukturën ruse të gazit dhe as nuk e dëboi Gazpromin nga territori i saj. Disa interesa ruse vazhdojnë të ndiqen në Serbi, pavarësisht se kjo e fundit është e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe pavarësisht varësisë së saj të madhe nga Bashkimi Evropian në marrëdhëniet tregtare. Duke patur parasysh se Rusia është vendi më i popullarizuar në mesin e qytetarëve të Serbisë, zyrtarët rusë mendojnë se mund të fitojnë pikë me autoritetet në Serbi nëse ofrojnë mbështetje në situata krize” – deklaroi Miliç.