Kosova
Pse të dhënat e Kurtit për punësim vihen në dilemë/ Çfarë thonë statistikat?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjtën ka thënë se në Kosovë rritur punësimi për 20 për qind. Por, këto të dhënë nuk po merren si reale. Njohësit e fushës nga partitë opozitare kanë thënë se nuk ka rritje të punësimit pa rritjet të ekonomisë. Ndërkaq, Agjencia e Statisitkave të Kosovës (ASK) ka këto të dhëna për punësimin në Kosovë.
Shifrat e punësimit të prezantuar nga Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, kanë nxitur reagim të shpejt nga njohësit e fushës së ekonomisë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Koordinatori për Financa i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Arben Mustafa, beson që nuk ka shtim të vendeve të punës pa pasur rritje ekonomike, investime private e investimeve publike.
Mustafa ka reaguar ndaj kryeministri, Albin Kurti, i cili ka thënë se është rritur punësimi për 20 për qind.
Mirëpo, Mustafa ka thënë se kjo është një “tendencë për mashtrim të publikut”, pasi stagnimi i ekonomisë nuk mund të sjellë vende pune.
“Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë. Me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme, investimet publike më të ulëtat dhe deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit!” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se rritja e punësimit është vetëm përmes “punësimeve të përkohshme nga gjashtë muaj me para të shtetit.
“Punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët. Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!” – ka thënë ai.
Edhe ish-ministrja e Financave njëherit deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për deklaratën e kryministrit, Albin Kurti, të cilit i ka rekomanduar se të dhënat e sakta për punësimin duhet të merren nga Trusti Pensional i Kosovës.
Gjithashtu, Bajrami ka kërkuar nga Kurti që të pyet ekonomistët e kabinetit të tij se si mund të ketë rritje të vendeve të punës, kur rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.9 për qind.
“Kyreminister, pyeti ekonomistat që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?” – ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ajo ka thënë se nuk mund të ketë punësim nëse ka deficit tregtar, rënie të eksportit, mungesë të investimeve kaptiale e investimeve private.
“Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi Kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijojkan vende punë Kryeminister kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?” – ka pyetur ajo.
Më tej, Bajrami ka thënë se papunësia është ulur për shkak të ikjes së fuqisë punëtore nga Kosova, e cila do të ketë pasoja në ekonomi viteve të ardhshme.
Çka thonë të dhënat e ASK-së?
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuar këtë e vit e që janë të vitit 2023, tregojnë për rënie të shkallës së papunësisë me 10,7 për qind.
Ndërsa, shkalla e punësimit ishte 37,8 për qind apo sipas ASK-së, 3,8 për qind më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Në rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e katër të vitit 2023, thuhet se rreth dy të 1 milionë e 174 mijë janë popullsi në moshë pune.
Nga këta, del që persona të punësuar në Kosovë janë 444 mijë e 186 persona, sipas ASK-së, 45 mijë e 252 persona më shumë se në në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa persona të papunësuar ishin 53 mijë apo 299 më pak se periudha e njëjtë me vitin e kaluar.
Por ajo që duhe të theksohet është se kemi rreth 677 mijë persona që janë joaktivë, që do të thotë se nuk janë deklaruar që punojnë apo nuk janë të përfshirë në tregunë e punës, e as nuk kërkojnë punës, e as nuk janë lajmëruar si të pa punë.
Ndërkohë, Kurti ka thënë se ka “dyfishim të rinjve të punësuar”, por sipas të dhënave të ASK-së, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte identike sikurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak me 19,0 për qind.