Lifestyle
Pse të gjithë duan të flenë më gjatë në dimër?
A keni vështirësi të ngriheni nga shtrati gjatë muajve të dimrit? Ka një shpjegim shkencor për këtë.
Sipas një studimi të kryer në Berlin, njerëzit kanë nevojë për më shumë gjumë në dimër.
292 njerëz iu nënshtruan studimeve të gjumit, të cilat zbuluan se gjumi REM (faza e pestë e gjumit, e karakterizuar nga gjumë i lehtë dhe relaksim i muskujve) zgjat më shumë gjatë këtyre muajve. Koha totale e gjumit ishte rreth një orë më e gjatë në dimër sesa në verë. Në veçanti, “Gjumi REM” u zbulua se zgjat 30 minuta më shumë në dimër.
Sipas studiuesve, nëse gjetjet vlerësohen edhe nga ekspertë të tjerë, atëherë shoqëritë duhet të rregullojnë zakonet e gjumit dhe kohëzgjatjen e gjumit në varësi të stinës, ose të përshtatin orarin e shkollës dhe punës me nevojat sezonale të gjumit.
Vihet re se, gjatë gjumit REM, aktiviteti i trurit rritet dhe njerëzit mund të ëndërrojnë. Megjithatë, studiuesit theksuan se hulumtimi duhet të përsëritet tek njerëzit që nuk kanë probleme me gjumin. Në fakt, ata vlerësojnë se ndryshimet (për shkak të stinës) mund të jenë edhe më të mëdha te individët e shëndetshëm.
Në këtë studim të veçantë, 292 pjesëmarrësit iu nënshtruan polisomnografisë, e cila kryhet në mënyrë rutinore te pacientët me vështirësi të lidhura me gjumin. Pjesëmarrësve iu kërkua të flinin në një laborator të veçantë, pa një orë alarmi. Ndërsa ata flinin, studiuesit monitoruan cilësinë, llojin dhe kohëzgjatjen e gjumit të tyre.