Shkrime
Pse u përmend emri i Pellumb Seferit për Tiranën

Në fakt prej shumë kohësh politika është rikthyer në një mejdan zhurme mediatike, e cila në fakt ka marrë vëmendjen kryesore dhe jo njerëzit e punës. Zhurmë, e cila është prodhuar sa nga kryetarët e partive, sa nga nevoja për klikime por dhe nga fakti që prej shumë kohësh është shkëputur lidhja midis qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre. Sistemi ka prodhuar padrejtësi të mëdha, duke shkelur meritokracinë, duke shtuar servilosjen ndaj kryetarëve të partive dhe duke shkëputur urën votues-deputet.
Në egërsinë e fushatës pavarësisht politikës polarizuese, kur Edi Rama pyeti se kush është kandidatit i Bashës për Njësinë 8, të gjithë të pranishmit jo vetëm folën me respekt për emrin e Pellumbit por socialisti më i vjetër në atë sallë tha se është çun i lagjes e çun i mirë.
Në fakt Pellumb Seferi, për ata që e njohin partinë demokratike e dinë mjaft mirë që i ka ngjitur shkallët politike njëri pas tjetrit, me meritokraci por edhe kur mbi supe i është bërë padrejtësi, ka qëndruar me koherencë e maturi për t’i shërbyer të djathtës shqiptare. Një rrugëtim, i cili në fakt ka nisur që në vitet 90 para 35 vitesh kur shqiptarët kërkonin ndryshim e regjimit por edhe aspironin vlerat e perëndimit.
Mbi premisën se nuk jemi përgjegjës vetëm për atë që bëjmë por edhe për atë që nuk bëjmë, Seferi ka zgjedhur të hyjë në këtë betejë me karakterin e tij dhe historinë e tij në të djathtën shqiptare në këto 35 vite.
Prandaj sot emri i Pellumb Seferit lakohet në betejat politike, sepse ata e dinë mjaft mirë peshën elektorale që ka ai jo vetëm në njësinë 8 por edhe në gjithë qarkun e Tiranës.

