Pinknews
Psikologjia pas kostumeve seksi të Halloween-it
Nuk quhet festë e Halloween-it nëse gjatë natës në klube nuk shihni vajza me kostume seksi të infermieres apo në uniformë seksi të shkollës
Thjesht ka diçka prapa kësaj feste e cila i inspiron femrat të provojnë kostume seksi.
Siç thotë edhe personazhi i Lindsay Lohan në ‘Mean Girls’: “Halloween-i është një nga ato netët e vitit ku mund të visheni si prostitutë dhe askush nuk mund t’ju paragjykojë”, transmeton Telegrafi.
Përderisa disa vajza mund të vishen seksi gjatë tërë vitit, shumë prej tyre nuk e bëjnë këtë, prandaj diçka i shtynë ato që të paktën për Halloween ta “sfidojnë” vetveten.
Barbara Greenberg, psikologe e tinejxherëve, adoleshentëve, familjeve dhe fëmijëve tregon se shumica e vajzave e perceptojnë Halloween-in si natë ku mund të dalin nga rutinat e përditshme dhe të eksperimentojnë përmes kostumeve me sensualitetin dhe seksualitetin e tyre.
Greenberg thotë se vajzat të cilat kanë turp apo kanë frikë se do të paragjykohen nëse veshin kostume të tilla gjatë tërë vitit, ato “rregulla” nuk vlejnë në natën e 31 tetorit.
Halloween-i ka evoluar në një natë ku meshkujt dhe femrat ndihen të lirë të eksperimentojnë me kostume të cilat nuk do t’i vishnin në përditshmëri.
Sa i përket asaj se a e objektivizon veten një femër nëse vishet seksi për Halloween, ekspertja e etikës dhe lidhjeve, April Masini, thotë se nëse një vajzë ndihet se duhet të vesh kostum seksi për t’u pranuar në shoqëri, atëherë padyshim se kjo shkakton një ndjenjë se ajo vajzë është duke u ‘poshtëruar’.
Por, nëse një vajzë veshë kostume seksi sepse është argëtuese dhe ndihet e lumtur, atëherë për të nata e Halloween-it do të jetë vetëm një eksperiencë pozitive.
Ndërsa shumë tjerë thonë se veshja e kostumeve seksi mund të shërbej edhe si mënyrë për t’i fuqizuar gratë, sepse kësisoj vajzat i kalojnë limitet që ua ka caktuar shoqëria dhe e shfaqin anën më sensuale të tyre – diçka të cilën nuk do ta bënin në publik gjatë ditëve tjera të vitit.
“Për disa gra, jo për të gjitha, nëse veshja e një kostumi të cilin nuk do ta vishnin në përditshmëri e bën të ndihet mirë, atëherë kjo përvojë e rritë vetëbesimin e saj dhe krijon ndjesi pozitiviteti për trupin e saj”, ka deklaruar Greenberg.