Connect with us

Kosova

Publicisti serb ‘shpërthen’: Ky është plani i fshehur për Kosovën

Publicisti serb Zlatoje Martinov, në një intervistë ka thënë se Aleksandër Vuçiç po forcon pozitën e tij me nacionalistët radikalë serbë, prej të cilëve kërkoi dhe po kërkon mbështetje, para dhe pas zgjedhjeve, dhe se sipas tij, kryeqyteti Beograd nuk ka votuar në favor të Vuçicit.

“Së bashku me Sheshelin, Vuçic po forcon pozitën e tij me nacionalistët radikalë serbë, prej të cilëve tani po kërkon mbështetje sepse nuk është i sigurt se i ka fituar zgjedhjet në Beograd. Mirëpo, kryeqyteti nuk ka votuar në favor të tij dhe prandaj numri i vogël i votave që Sheshel do ketë marrë në zgjedhjet e Beogradit, do të thotë shumë për Vucicin. Por vetë fakti që ai është edhe një herë në koalicion me një kriminel të dënuar lufte, flet shumë për Vuçicin dhe politikën e tij të jashtme. Vuçic nuk hoqi dorë kurrë nga “bota serbe”, që është një emër tjetër dhe një lloj eufemizmi për Serbinë e Madhe. Është për t’u habitur që SHBA-ja dhe BE-ja po e kalojnë me qetësi”, deklaroi Martinov.

Në fushatën e zgjedhjeve, partitë politike serbe nuk i kanë kursyer deklaratat kundër Kosovës, pavarësisë së saj dhe planit franko- gjerman.

Duke folur rreth kësaj, Martinov tha se 80 për qind e qytetarëve janë kundër njohjes së Kosovës dhe rreth 60 për qind janë për Rusinë dhe kundër Perëndimit.

Sipas tij, çështja e marrëdhënieve Kosovë- Serbi do të mbetet një kohë e gjatë hapur dhe se Serbia po pret vitin 2024 dhe fitoren e së djathtës në BE dhe Trumpit në SHBA.

Advertisement