Connect with us

Aktualitet

Publikimi i pamjeve të vrasjes së Martin Canit/ Reagon ashpër kryetarja e AMA-s: Po ndjek me shumë shqetësim…

Paralajmërim
Armela Krasniqi
‼️Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.
‼️E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
❌️Por KUJDES!❌️
⛔️Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla⛔️
🙏Të nderuar kolegë!
Ruani etikën!🙏
Respektoni dhimbjen e humbjës së një fëmije!🙏
Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!🙏
‼️AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.
🙏Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi.
Advertisement