Connect with us

Politike

Publikohet lista/ Bajram Begaj, presidenti më i paguar në rajon

Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për rritjen e pagave edhe për pozicionin e presidentit të vendit. Kështu, Bajram Begaj, renditet si kreu i shtetit më të paguar në rajon, me rrogën 3860 euro.

Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

Bajram Begaj merr kryesimin, një ndër presidentët më të

Pas tyre renditen tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqirović, Zelka Cvijanović dhe Zelko Komshic, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej vjen presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, i cili ka rrogë 2420 euro.

Paga e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilit i është rritur paga në janar, merr sot 1700 euro në muaj. Me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1500 euro.

Advertisement