Connect with us

Aktualitet

Publikohet raporti i vdekjes së Joy-t, çfarë zbulohet

Kur kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e Joy Ayoko-s, të dhëna të tjera dalin në dritë. Siguruar raportin e vdekjes, i cili thekson se truri i së resë kishte vdekur, pasi kishte marrë lëndime të shumta.

E gjithë ngjarja është zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri në orën 06:30 kur në banesë mbërriti shoqja e dhomës së Xhoit, Emili Mutua.

Çfarë roli ka Emili në këtë histori? Joy Brenda shoqja e 22-vjeçares konfirmon faktin se Emili i ka marrë paswordet e telefonave te Joy-t.

“Është e vërtetë që Emili më ka telefonuar dhe më ka kërkuar passëordin e telefonave të Xhoit. Më telefonoi e më tha se pranë saj ishte policia dhe se kërkonin të dinin passëordet e Xhoit, sigurisht nëse i kisha. Ne përdornim të njëjtin passëord me Xhoin dhe ia dhashë policisë, në mënyrë që të ndihmoja në hetim sepse bisedat janë në telefon dhe policia mund të shikojë çdo person me të cilin bisedonte Xhoi. Kështu që isha e vetëdijshme që do të ndihmoja në hetimin e ngjarjes. Nuk më kujtohet data e saktë apo dita që ma kërkuan pasëordin sepse ka kaluar pothuajse një vit, por Emili më tha që ishte me policinë dhe se policia po kërkonte fjalëkalimin e telefonit. Pasi dhashë kodin, nuk kam biseduar më me Emilinë në lidhje me ngjarjen. Nuk e kam pyetur kurrë Emilinë në lidhje me këtë ose nëse di diçka. Ne nuk kemi folur kurrë për Xhoin”, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vjeçares që u vra.

Neës24 ka informacione se Emili i ka kërkuar Xhoi Brendës pasëordet e telefonave te Xhoi Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim, madje mund të tregojmë edhe paswordin me të cilin u hap telefoni i Xhoit, ai ishte 14 78 52.

Dyshohet se vetë shoqja e Xhoit, Xhoi Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Xhoit. Edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes.

Advertisement