Connect with us

Politike

“Puçi” i kafenesë!/ Abilekaj: Autoriteti i Berishës në PD është në diskutim, po flitet hapur për pasardhësin

Enton Abilekaj, ka folur për takimin e zhvilluar nga disa prej eksponentëve të PD-së, me në krye Ervin Salianjin. Abilekaj deklaroi se autoriteti i Berishës në PD është vënë në diskutim pas humbjes së zgjedhjeve dhe tani po flitet hapur për pasardhësin e tij.

“Deri në 11 maj Berisha ishte autoritet i padiskutueshëm në PD. Me atë autoritet bëri Foltoren e parë, rrëzoi Bashën. Pas zgjedhjeve, u pa që Berisha mori rezultat më të keq se Basha dhe autoritet i tij u vu në diskutim. Ajo që shohim si rrëmujë, çorganizim, është vënie në diskutim i autoritetit të Berishës. Diskutimi mbi pasardhësin po bëhet hapur, autoriteti i Berishës është i pamjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ajo kafja, që u bë mes njerëzve më të votuar, ngjalli frikë. Nga një krah kemi njerëz me vota, njerëz të votuar, që kanë votat e veta dhe kemi një strukturë drejtuese të pavotuar, që u fut në listë të mbyllur, që nuk dolën as në fushatë. I vetmi njeri që i mban është Berisha me autoritet shumë të lëkundur.

Kryetari i FRPD, thotë nëse Berisha nuk na sjell zgjedhjet brenda një viti, duhet të largohet. Salianji ishte këtu dhe foli. Alimehmeti është skeptik ndaj drejtimit. Aulon Kalaja nuk diskutohet. Kemi të bëjmë me rënie të autoritetit të Berishës, bjerrje të votueshmërisë, për shkak të atyre që mbështet dhe mban në kryesi të pavotuar. Pamë incidentin në Kamzë me Albana Vokshin dhe Flamur Nokën, u përjashtua zonja. E pamë që nuk e kanë mbështetjen, por duke patur pushtet brenda partisë, përjashtojnë njerëz ndërkohë që ata nuk kanë njerëz”, tha Abilekaj.

Advertisement