Kosova
Punëtori bie nga lartësia, arrestohen dy pronarët e kompanive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë-Kosovë. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, pronarë të kompanive në këtë kantier