Connect with us

Kronike

Punëtori humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë, arrestohet pronari

 Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Roskovec. Arrestimi lidhet me vdekjen e 42-vjeçarit S.B, i cili ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 47-vjeçari E.K ishte pronari i një kapanoni i cili po ndërtohej pa leje, në të cilin punonte viktima.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.

Advertisement