Kronike
Punëtori plagoset gjatë çmontimit të skelës, përfundon te Trauma
Një punëtor është plagosur gjatë çmontimit të skelës në një objekt në ndërtim në qytetin e Vlorës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi D. B., 37 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:00, në lagjen “24 Maji”.
Punëtori është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia e Vlorës bën me dije se ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për pronarin e firmës që po nd♪7rtonte objektin, shtetasin D. Z., 39 vjeç.