Kronike
Punëtori ra nga çatia dhe vdiq, policia arreston 48-vjeçarin në Tiranë
Një 43-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një banese ku po punonte.
Policia ka arrestuar pronarin e banesës pasi pas verifikimeve, rezulon se ai po kryente punime pa leje në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve”, njofton policia.