Aktualitet
Pushuesit të pasigurt! Në Durrës s’ka vrojtues plazhi! Prindërit: Jemi bërë vetë roje
Një vëzhgim i NTV.AL në lagjen 13 të plazhit të Durrësit, konstaton se mungojnë vrojtuesit në kullat e rojës përgjatë bregdetit. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe si të vetmen janë bërë vetë roje për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi. Por ky vendim nga viti në vit duket se nuk ka gjetur zbatim në shumicën prej vijave