Connect with us

Kosova

Puthja pasionante Macron-Vuçiç dhe dashuria e blerë

Kolumnisti i njohur serb, Nenad Kulaçin ka shkruar se per te qendruar ne pushtet presidenti Aleksander Vucic po perhap perralla se duan ta vrasin.

“Ai kërkon dhe po gërmon me duar e këmbë, të jetë në pushtet për më shumë se 12 vjet. Serbia kurrë nuk ka pasur dikë në pushtet që të ankohej dhe të blente dashurinë e nënshtetasve të tij sa do Aleksander Vucic. Sa herë që ka krizë, ai vajton, se dikudh do që dikush ta vrasë dhe si disa te tjere jashte vendit, pra ne Perendim, duan ta heqin nga pushteti.

Sipas Vucicit, ata po investojnë miliarda për ta rrezuar, por ai vetë e di që nuk do të qëndronte asnjë sekondë në pushtet nëse do të donin vërtet ta rrëzonin. Ata ne Perendim, nuk jane budallenj qe te heqin dike si Vucic qe jua ploteson çdo dëshirë, nga më e vogla te më e madhja” – ka shkruar Kulacin

Duke folur per viziten e presidentit francez ne Beograd, kolumnisti u shpreh se Macron nuk tha asnjë fjalë për demokracinë.

“Njerezit pane vetem puthje passionate mes dy presidentëve”- ka shpotitur Kulaçin duke shtuar se “Presidenti dhe partnerët e tij ndoshta nuk janë as të vetëdijshëm për mendjemadhësinë me të cilën ata poshtërojnë vendin e tyre dhe institucionet e tij.”

“Nëse do të ishim një vend serioz, dikush do të duhej të arrestohej për idenë e vrasjes së presidentit, ose prokuroria do duhaj ta turpëronte publikisht Vuçiqin dhe do te hidhte poshtë të gjithë historinë me vrasje, si një spin të pistë politik të padenjë për çdo normalitet” – ka theksuar Kulacin duke akuzuar prokurorine si vegel te pushtetit

“Nese do ishte ndryshe, do duhaj ta kishte arrestuar me kohe dhe ta conte ne burg Milan Radoiçiqin për Banjskën dhe shumë vepra të tjera kriminale.

Vuçiq nuk zgjedh mjetet dhe nuk ka asgjë që nuk do ta shkelte për të blerë dashurinë dhe simpatinë e popullit te tij. Ajo për të cilën ai po ndërgjegjësohet dalëngadalë është se fundi i mbretërimit të tij po afrohet avash por me siguri. Dhe dita kur kjo do të ndodhë nuk është e largët” – ka potencuar ne shkrimin e tij kolimnistri serb Nenad Kulacin

 

Advertisement