Pinknews
Puthja/ Plas skandali tek të Paputhurit-Përputhurit
Nuk është hera e parë që rregullat në programin “Përputhen” janë thyer, e shpesh konkurrentët zgjedhin që të nxjerrin zbuluar njëri-tjetrin në momente debati dhe tensioni.
Së fundmi një rast i tillë ka ndodhur mes Anxhelës dhe Arbrit, ku ky i fundit në një moment kur Anxhela i tha që “nuk kam më interes”, mori telefonin dhe i tregoi fillimisht moderators Ori Nebiaj foton e puthjes mes tij dhe Anxhelës, e më pas opinionistëve dhe publikut.
Një pjesë nga debati i tyre:
Arbri: Kjo tregon zero interes? Ka ndodhur me 20 shtator. Historia ime këtu është e vërtetë, unë jam real. Kisha ndjenja të vërteta për Anxhelën.
Anxhela: Atëherë kisha pëlqimin e madh për ty.
Anxhela: Për çfarë e nxore? Ta dish se çfarë mendimi kam unë për ty tani nuk do kishe fytyrë të më dilje para. S’ke edukatë fare, më vjen keq për familjen tënde.
Arbri: Ti s’më tregon mua edukatën.
Dyshja u përplasën ashpër me njëri-tjetrin ku Arbri u ndie keq pasi Anxhela papritmas tha se nuk ka më interes. Ndërkohë, fotoja e dyshes është shkrepur më 20 shtator.
Kujtojmë që herë pas here konkurrentët kanë thyer rregullat e programit, ku ka pasur shumë raste edhe në edicionet e kaluara.