Connect with us

Pinknews

Puthje dhe momente të nxehta/ Momente romantike mes Jozit dhe Loredanës në suitë

Shtëpia e Big Brother VIP Albania vazhdon të dhurojë surpriza dhe emocione për publikun.

Mbrëmjen e kaluar, Jozi dhe Loredana morën një dhuratë të veçantë nga Vëllai i Madh – një suitë ekskluzive brenda shtëpisë, ku dyshja kaloi natën bashkë.

Mëngjesi i sotëm solli momente edhe më të afërta mes tyre. Teksa u zgjuan pranë njëri-tjetrit, ata ndanë çaste të ngrohta dhe intime.

Në një moment të veçantë, Loredana iu afrua Jozit dhe e puthi në buzë, duke treguar hapur afeksionin e saj.

Megjithatë, Jozi u duk më i rezervuar, duke mos ia kthyer puthjen, por duke qëndruar pranë saj me një qasje më të përmbajtur.

Ky moment ka ndezur diskutime mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, të cilët spekulojnë mbi raportin e tyre dhe nëse ky afrim do të ketë vazhdimësi brenda shtëpisë.

Ndërkohë, fansat e tyre janë ndarë mes atyre që e shohin si një afrimitet miqësor dhe atyre që besojnë se mund të lindë diçka më shumë mes tyre.

Advertisement