Connect with us

Bota

Putin: Askush nuk mund ta fitojë luftën bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një e tillë nuk duhet të fillojë kurrë.

Kreu i Kremlinit e bëri komentin në një letër drejtuar pjesëmarrësve të një konference mbi traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore, më shumë se pesë muaj pas luftës së tij kundër Ukrainës.

Deklarata e Putin duket se synon të japë nota qetësuese dhe ta paraqesë Rusinë si një fuqi të përgjegjshme bërthamore.
Por gjithashtu Putin ka kundërshtuar deklaratat e tij të mëparshme dhe politikanëve të tjerë rusë, të cilat në Perëndim janë konsideruar si kërcënime të nënkuptuara bërthamore.

Në një fjalim më 24 shkurt, teksa nisi pushtimin e Ukrainës, duke iu referuar arsenalit bërthamor të Rusisë, ai paralajmëroi Perëndimin se çdo përpjekje për të ndërhyrë “do çonte në pasoja që nuk ishin hasur kurrë në histori”.
Ditë më vonë, Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë.

Lufta në Ukrainë ka rritur tensionet gjeopolitike në nivele që nuk janë parë që nga kriza e raketave në Kubë në vitit 1962 kurse politikanë si në Rusi ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara po flasin publikisht për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore, mes të cilëve edhe Drejtori i CIA-s, William Burns.
Rusia, doktrina ushtarake e së cilës lejon përdorimin e armëve bërthamore në rast të një kërcënimi ekzistencial për shtetin rus, ka akuzuar Perëndimin se po zhvillon një “luftë prokure” kundër asj duke armatosur Ukrainën dhe duke vendosur sanksione ndaj Moskës.
Në muajin prill, Rusia kreu lëshimin e parë provë të raketës së saj të re balistike ndërkontinentale “Sarmat”, e aftë për të kryer sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara.
Mesa duket, deklaratat janë larg asaj çfarë ndodh në terren. Tani mbetet për të parë “ndryshimet e motit” pas deklaratës së Putin…

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *