Bota
Putin bën bilancin e armikut: Janë vrarë 10 herë më shumë ukrainas se rusë
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se besonte se Ukraina kishte humbur 25 deri në 30% të automjeteve ushtarake të marra nga vendet perëndimore që nga fillimi i kundërofensivës së saj dhe se humbjet njerëzore të Ukrainës ishin 10 herë më të larta se ato të Rusisë.
Ai tha se Rusia kishte humbur 50 tanke të saj në luftime, disa prej të cilave mund të riparoheshin dhe se Ukraina kishte humbur më shumë se 160.
Putin shtoi gjithashtu se Ukraina ishte përgjegjëse për shpxërthimin e javës së kaluar në digën Kakhovka, për të cilën ai tha se ishte shkaktuar nga bombardimi i Kievit me sistemet raketore HIMARS të prodhuara nga SHBA.