Connect with us

Bota

Putin: Gëzoj ‘respekt të madh’ për ukrainasit

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një takimi televiziv me mësuesit sot tha se Rusia gëzon një “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht situatës aktuale.

Duke iu referuar katër rajoneve që aneksoi të premten, Putin tha se priste që situata të stabilizohej.

Ndërkohë këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak tha më herët se çdo “objekt rus” në territoret e pushtuara ukrainase janë objektiva legjitime ushtarake dhe kundërsulmi i Ukrainës është pjesë e një lufte mbrojtëse.

“Çdo objekt rus në territorin e pushtuar janë objektiva legjitime ushtarake për sulm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës,” shkroi Podoliak në Twitter.

“Çdo kundërsulm bie nën konceptin e luftës mbrojtëse. Kjo është një aksiomë absolute si për udhëheqjen e Ukrainës ashtu edhe për aleatët tanë”, shtoi ai.

Advertisement