Kronike
Putin kërkon ndihmë nga Lukashenko

I pritur nga homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko në këmbët e avionit që zbarkoi në Minsk, presidenti rus Vladimir Putin bëri një vizitë te aleati i tij më besnik në Europë. Takimi ishte i kufizuar në çështje thjesht ekonomike, sipas kreut të Kremlinit, por është e pashmangshme që diskutimi të kishte të bënte edhe me luftën në Ukrainë, gjatë së cilës Bjellorusia tregoi se ishte bashkëpunuese, duke pritur trupat ruse në territorin e saj.
Në fragmentin e fjalimit të publikuar nga mediat ruse, Putini dërgjoi bashkëbiseduesit e tij të jenë “të kënaqur me mënyrën se si po forcohen marrëdhëniet mes dy vendeve”. Lukashenko deri më tani ka treguar hezitim për të humbur jetë për një luftë që ai nuk e donte. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi që Putini udhëtoi për në Bjellorusi për të bindur Minskun që të merrte pjesë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë, duke i quajtur akuzat “budallaqe” dhe “të pabaza”.
Por samiti dypalësh mes Putinit dhe Lukashenkos po zhvillohet ndërkohë që disa qindra kilometra më në jug, autoritetet ukrainase kanë frikë se një marrëveshje është duke u zhvilluar mes të dyve për një avancim të ri rus të planifikuar për muajt e parë të 2023, duke filluar nga territori bjellorus. Kremlini në fakt ka deklaruar se ushtria ruse po merr pjesë në manovra “taktike” në Bjellorusi. Në tetor, u njoftua edhe një forcë e përbashkët prej disa mijëra burrash midis dy vendeve.
Fakti që ky është udhëtimi i parë i Vladimir Putin në Bjellorusi pas tre vjetësh nga hera e fundit, ndihmon për ta bërë vizitën më pak të zakonshme. Sipas Kievit, edhe pse trupat e Minskut nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën e Moskës, ushtria ruse po përdor territorin bjellorus për të bombarduar Ukrainën fqinje.
Lëvizjet përgjatë kufirit Bjellorusi janë një shqetësim i vazhdueshëm për ushtrinë ukrainase.

