Connect with us

Kosova

Putin ndërhyn në Veri të Kosovës/ Nis faza e re e tensioneve

Dushan Janjiç, themelues i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në Beograd ka folur rreth zgjedhjeve të së dielës në veri të Kosovës. Sipas mediave në gjuhën serbe, Janjiç ka thënë se kur është fjala për Kosovën, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojnë, gjegjësisht të tentojnë të vendosin administratën e kryetarëve të rinj, gjë që sipas tij do të jetë jashtëzakonisht e vështirë sepse administrata nuk është vetëm një person.

“… Dhe nuk ka dyshim se vakumi institucional do të thellohet, edhe pse Albin Kurti sapo i organizoi zgjedhjet që gjoja të mos ketë vakum institucional…”, vlerëson Janjiç.

Ai ka vleresuar se në veri të Kosovës nuk ka fitues të zgjedhjeve, sepse tani po fillon një fazë e re e kushtëzimit të vazhdimit të dialogut dhe tensioneve

Sipas Janjiç, e gjitha kjo po shkon në favor të Putinit

“Mund të them vetëm në mënyrë cinike se deklaratat e BE-së në këtë moment e kanë ndihmuar Rusinë aq shumë sa Putini është shumë i kënaqur, sepse i ka hapur një front të mundshëm. Së pari, për diskreditimin ndërkombëtar të Perëndimit si jodemokratik dhe së dyti, si një mundësi efektive për të ndërhyrë në situatë”, ka thënë ndër tjerash Janjiç

Advertisement